Dëshmori Sahit Avdulli u lind në fshatin Gjytezë (ish – Dubovc) të komunës së Vushtrrisë.<br> Në UÇK u mobilizua më 23.6.1998, në Njësinë Operative në Prellofc, në togën e dytë të kompanisë së tretë të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës. Mori pjesë në betejat në: Dubovc, Beçiç, Prekaz, Ashlan, Rezallë, Polac, Kryshevc etj.<br> Më 21 maj 1999 Sahiti ishte plagosur në luftimet në fshatin e tij të lindjes, në lagjen Xhemaj, së bashku me bashkëluftëtarët, Ilir Rama dhe Naser Rama nga Qirezi. Plaga e rëndë dhe gjakderdhja e madhe ia morën forcën Sahitit, i cili vetëm pas pak orësh mbylli sytë përjetësisht. Trupin e tij së pari e varrosen në varrezat e fshatit të lindjes, kurse më vonë u bë rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve në Polac të Skënderajt.<br> Në vendin e rënies, Dëshmorit Sahit Avdulli i është ngritur lapidari, ndërsa në qytetin e Vushtrrisë shkëlqen përmendorja e përbashkët për Dëshmorët e Lirisë, në mesin e të cilëve zë vendin e merituar edhe Sahiti.
This memorial was sourced from the AMMKM. See what that means ↗