Ky Lapidar u ndërtua në nderim të veprimtarisë së Dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.<br> Më 31 janar të vitit 1997, rreth orës 16.30 minuta, ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rrugës për një mision të veçantë, siç kishte bërë të njohur Komunikata nr.30 e Shtabit Qendror të UÇK-së, në afërsi të fshatit Pestovë, tre luftëtarët u ndeshën me forca të shumta të policisë, të sigurimit të fshehtë dhe njësi speciale serbe, të përforcuara me helikopterë dhe tanke.
This memorial was sourced from the AMMKM. See what that means ↗