Ky kompleks memorial filloi të ndërtohej menjëherë pas lufte. Fillimisht filloi të ndërtohej me iniciativë të donatorëve privatë, ku u ndërtuan muri rrethues dhe dy portat, në vlerë prej 96,000.00 eurove. Gjatë viteve 2000-2002, prapë me iniciativë të donatorëve, u ndërtua kulla-muze, në vlerë prej 187,000.00 eurove. Ndërsa, gjatë viteve 2011-2012, Komuna e Deçanit investoi në dy faza, në vlerë prej 194,124.42 eurove, ku u rregulluan varrezat e dëshmorëve dhe hapësira përreth.
This memorial was sourced from the AMMKM. See what that means ↗