Më 31 janar të vitit 1997, ndodhi njëra nga betejat e para madhore, frontale, e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ushtrinë dhe policinë serbe. Rrugës për një mision të veçantë, në afërsi të fshatit Pestovë, tre luftëtarë u ndeshën me forca të shumta të policisë, të sigurimit të fshehtë dhe njësi speciale serbe, të përforcuara me helikopterë dhe tanke. Të rënët ishin Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
This memorial was sourced from the AMMKM. See what that means ↗