Ky bust u ngrit në shenjë respekti për heroizmin, trimërinë dhe guximin e Dëshmorit Mentor Tolaj, figura e të cilit ka peshë të madhe historike të çlirimit dhe rrugëtimit të Kosovës drejt shtet ndërtimit.<br> Më 17 Maj 1991 ai gjendet në qendër të qytetit, ku takohet dhe fillon konfrontimet me dy polic serb. Gjatë konfrontimeve Dëshmori Mentor Tolaj arrin t&#8217;ia rrëmbej armën njërit prej dy policëve, ndërsa tjetri gjuan në drejtim të Mentorit të cilin edhe e vranë. Aty ai bie heroikisht Dëshmori Mentor Tolaj, për të mos vdekur kurrë.<br> Në nder të tij, edhe Sheshi i qytetit të Deçanit sot mban emrin e tij.
This memorial was sourced from the AMMKM. See what that means ↗